Aktuale Më shumë

Shpallet konkursi për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Malit të Zi

Prej tvteuta09:51, 23 Qershor 2016

Universiteti i Malit të Zi ka shpallur dje konkursin për regjistrim në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2016 /2017, për 1 mijë e 666 studentë buxhetor, dhe 1 mijë e 493 me vetëfinancim.

Siç është kumtuar nga Universiteti i Malit të Zi, paraqitja në konkurs bëhet të enjten dhe të premten, kurse kandidatët, së bashku me fletëparaqitje,  duhet të dorëzojnë edhe diplomën origjinale mbi dhënien e provimit të maturës, gjegjësisht të provimit profesional, si dhe dëftesat origjinale mbi përfundimin e katër klasave të arsimit të mesëm.

Theksohet se kandidatët paraqesin edhe letërnjoftimin biometrik ose kopjen e certifikatës së ditëlindjes, kopjen e vërtetimit mbi shtetësinë, kopjen e diplomës “Luça”, ose diplomën ekuivalente të saj, dhe diplomën eventuale mbi shpërblimin e parë ose të dytë në garat shtetërore.

 

  • 1

    Radio