Shpallen rezultat zyrtare në Budva. Fronti Demokratik fitues absolut

Prej tvteuta19:11, 1 Nëntor 2022

Komisioni Komunal Zgjedhor i Budvës,  ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në këtë komunë, të mbajtura më 23 tetor.

Lista “Millo Bozoviq – Budva në radhë të parë!” – Fronti Demokratik fitoi  shumicën absolute – 18 mandate, nga 33 sa ka Kuvendi i Budvës. Lista rreth PDS fitoi 9 mandate, Demokratët 4 mandate, ndërsa PSP dhe LQ ABR nga 1 mandat. Dy listat e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk e kaluan pragun.

  • 1

    Radio