Sporti

Sporti Më shumë

Shorti i Europa League, Dortmund-Liverpool në çerekfinale

Prej tvteuta19 March 2016

Dortmund ishte skuadra që Jurgen Klopp deshi të shmangte në çerekfinale të Europa Leagues, por trajneri karizmatik do të rikthehet në Gjemani për t’u përballur me ish-skuadrën e tij.Një short i vështirë për Liverpool, duke pasur parasysh edhe formën në të cilën po kalojnë verdhezinjtë, ose se sa me lehtësi e kaluan Tottenhamin në raundin e 1/16-ve.Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vuri përballë njëra tjetrës edhe Athletic Bilbao me Sevillen.Ndërkohë, Villarreal do të përballet me Spartën e Pragës. Të dyja këto eliminuan në raundin paraprak skuadra favorite si Bayer Leverkusen apo Lazio.Ndeshjet e para do të luhen më 7 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më pas, më 14.