Kulturë Më shumë

Shoqata Globus Art mori pjesë në panairin e Poçerisë në Korçë

Prej tvteuta14:36, 14 Prill 2015

Artizani nga Ulqini Ramiz Hajdari mori pjesë në panairin e Pocerisë i cili u mbajt në qytetin e Korçës.  Kjo është hera e parë që shoqata Globus Art merr pjesë në këtë  panair. Bashkija e Korçës prej disa vitesh organizon Panairin e Pocerisë ku marrin pjesë të gjithë artizanët  e rajonit të Korcës, por jo vetëm, një pjesë e të cilëve ekspozojnë dhe tregojnë produktet e traditës në baltë e qeramikë.  Panairi qëndroj i hapur përgjatë një jave , ku sheshi i panairit u gjallërua edhe nga interesimi i qytetarëve e ku nuk mungoj interesimin edhe për punimet e artizanit Hajdari nga Ulqini i cili u shpreh mirënjohës për ftesën që të ishte pjesë i këtij panairi.

Me organizimin e këtij panairi synohet stimulimi i artizanatit të poceris, një traditë e hershme e qytetit të Korcës, duke e lidhur me këtë se edhe Ulqini e ka traditë artizani nga Ulqini Ramiz Hajdari shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit që të marrin pjesë në panarin  i cili gjatë stinës së verës do t mbahet në Ulqin .

Paraqitja e shoqatës së artizaneve Globus Art në panairin e Poceris në Korcë ishte e kënaqëshme, kjo shoqatë do të vazhdoj me ruajtjen e traditës. Panairi i ardhshëm do të mbahet në qytetin e Tetovës

  • 1

    Radio