Shoqata e ullishtarëve “Valdanosi” bëri ndarjen e 2000 fidanëve të ullinjeve
Prej tvteuta09:59, 12 Tetor 2016
Shoqata e ullishtarëve “Valdanosi” bëri shperndarjen e 2000 fidanëve të ullinjeve për qytetarët e Komunës së Ulqinit. Kjo është shpërndarja e dytë e cila organizohet brenda këtij viti, ku shpërndarja e parë u bë në muajin maj dhe u ndanë 1000 fidane në mbulimin e mjeteve nga Ministria e Bujqesisë. Nga shoqata e ullishtarëve “Valdanosi” për Televizionin Teuta shprehen se kjo shpërndarje e dytë mbulohet me mjetet e shoqatës, dhe fidanet janë importuar nga Kroacia. Qëllimi i shpërndarjes së fidaneve të ullinjeve është shtimi i kultivimit të pemës së Ullirit në komunën e Ulqinit, shprehen nga kjo shoqatë.
Nga interesimi i qytetarëve del se ka edhe nga ata të cilët e mendojnë që të fillojnë për herë të parë të merren me kultivimin e ullirit. Cmimet janë simbolike duke filluar nga 2 euro.
Llojet e fidaneve të importuar janë ato të cilat edhe kërkohen më së shumti nga qytetarët e komunës së Ulqinit.