Shkrela për shkarkimet: Shenjë nervozizmi!
Prej tvteuta3 March 2016

Këshilltari dhe zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve Luigj Shkrela, deklaroi për televizionin Teuta se akti i shkarkimit të tre zyrtarëve të Komunës është pasojë e nervozizmit të tepruar  dhe ngatërresave politike personale . Shkrela tha se do të ishte shumë më e arsyeshme se nëse kryetari ka pakënaqësi ndaj ndonjë zyrtari nga partia e partnerëve të koalicionit, të kërkojë nga ato që të zgjedhin dike tjetër. Kështu duhet të veprohet në kontekst të respektimit të marrëvehjes ,  kurse në mosrespekt çdo gjë lejohet, ironizoi Shkrela.