Aktuale Më shumë

Shkrela: Lojëra politike. Nuk u intereson zhbllokimi i Gjykatës Kushtetuese

Prej tvteuta16:32, 12 Nëntor 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Luigj Skrela thotë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhen me konsensus të gjerë dhe jo me shantazh, duke thënë se e vetmja mënyrë për të zhbllokuar atë institucion është dialogu i të gjitha palëve.

Ai vlerësoi se në skenë ekziston frika e zgjedhjeve të parakohëshme, të cilat, siç tha ai, do t’i zvogëlojnë disa parti në pushtet në margjinat e aktivitetit politik.

“Për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit parashikon një shumicë të kualifikuar, 2/3 e deputetëve në raundin e parë ose 3/5 në të dytin. Një konsensus kaq i gjerë parashikohet për faktin se kjo gjykatë është organi më i lartë i drejtësisë dhe instanca e fundit gjyqësore në sistemin gjyqësor të vendit tonë. Lojërat e partive politike të ardhura në pushtet dy vite më parë, me procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vijojnë prej muajsh , gjoja janë të shqetësuar për zhbllokimin e saj, e në anën tjetër qëllimisht e mbajnë të bllokuar .  “Nëse “çlirimtarët” do të ishin kujdesur për interesat e shtetit, të institucioneve dhe zhbllokimin e sistemit gjyqësor, ne mund të kishim përfunduar shumë kohë më parë Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, do të kishim përfunduar zgjedhjet parlamentare dhe sot do të kishin një qeveri  funksionale”, tha Shkrela, duke shtuar se tashmë është e qartë se partitë në fjalë kanë pasur prioritete të tjera.

  • 1

    Radio