Shkrela: Dalim kryelartë para qytetarëve

Prej tvteuta16:01, 10 Tetor 2016

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Luigj Shkrela, gjatë debatit në televizioin Teuta tha se kjo parti edhe pas këtij katërvjeçari ka me çka të mburret  dhe se në zgjedhje del kryelartë para qytetarëve.

Shkrela u shpreh i bindur në rezultat pozitiv në zgjedhje, çka sipas tij do të jetë pasojë e politikës së mençur të bashkëpunimit në mes popujve të ndryshëm që jetojnë në Mal të Zi.

Shkrela replikat e veta kryesisht i përdori në përgjigje ndaj akuzave të deputetit Dritan Abazoviq. Ai e akuzoi këtë të fundit se bashkëpunon me persona me histori jo të mirë sa i përket respektimit të drejtave të pakicave, sidomos gjatë viteve 90-ta. Shkrela gjithashtu u shpreh se mendimi i tij personal është që Tuzi duhet të jetë komunë e pavarur ashtu si komunat tjera, por jo q kjo çështje të përdoret për politika ditore.

  • 1

    Radio