Rajoni/Bota Më shumë

Shkon në 6 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. 7 raste në Maqedoninë e Veriut

Prej tvteuta10:25, 10 Mars 2020

Ministria e Shëndetësisë e Shqipëris njoftoi mbrëmë se janë konfirmuar edhe 4 raste të reja nga coronavirusi në Shqipëri. Gjatë ditës së djeshme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara , tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me herët. Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para . Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë edhe numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut është rritur dhe aktualisht ka shkuar në 7. Të githë janë në gjendje stabile shëndetësore.

  • 1

    Radio