Sociale Më shumë

Shkollë e re në Sukubinë (VIDEO)

Prej tvteuta14:22, 13 Tetor 2015

Sot në Sukubinë në prezencë  të Ministrit të arsimit Predrag Boshkoviq, kryetarit të Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe përfaqësuesit të diasporës së Ulqinit në SHBA Cafo Boga është vendosur  gur-themeli  për objektin e ri të shkollës zonale në Sukubinë.

Është ky projekt që ka nisur para 7 viteve i iniciuar nga Diaspora, por ka pasur zvarritje për arsye të ndryshme. Në financimin e këtij projekti merr pjesë Komuna e Ulqinit, diaspora dhe Qeveria e Malit të Zi. Për ndërtimin e shkollës në fjalë janë ndarë rreth 300 mijë euro dhe punimet priten të përfundojnë para vitit të ri shkollor.

Përfaqësuesi i diasporës në SHBA Cafo Boga u shpreh që është dashur të kalojnë 7 vite, të ndërrohen tre kryetar që të gjejmë një marrëveshje, dhe të fitojmë dritën jeshile për realizimin e këtij projekti I cili është nisur pikërisht nga diaspora.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, u  shpreh se ndihem jashtëzakonisht i gëzuar që mund të ndajë me ju këtë kënaqësi të veçantë të vendosjes së gurë themelit të ndërtimit të shkollës në Sukubinë.
Ministri i Arsimit të Malit të Zi Predrag Boshkoviq është optimist sa I përket realizimit të përfundimit të punëve në këtë objekt, dhe këtë në një afat shumë të shkurtë kohor do të vijmë përsëri në inaugurimin e këtij objekti

 

Shkolla e re në një sipërfaqe prej 450 metra katrorë do të ketë klasat moderne të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme si dhe sistemin e ngrohjes dhe ftohjes. Në vitin e ardhshëm shkollore nxënësit dhe mësimdhënësit do ta presin në objektin e ri.

https://www.youtube.com/watch?v=QDGiushxRSo

  • 1

    Radio