Shkolla e futbollit “Ilirët” në Anë të Malit

Prej tvteuta11:54, 15 Qershor 2020

Në Anë të Malit, më saktësisht në fshatin Brajshë, u ndërtua nje terren sportiv. Bëhet fjalë për shkollën e futbollit “Ilirët”, të cilës më së shumti iu gëzuan fëmijet, që hapat e parë në futboll po i mesojnë në këtë terren sportiv.

Tv Teuta pati mundësinë të ishte prezent në një seancë stervitore të këtyre vogëlushëve. Edhe pse kamera jonë ishte e pranishme, ata fare pak shfaqen ndrojte para saj, ndërsa disa prej tyre ishin të interesuar edhe për  intervistim.

Pas një prezantimi të shkurtër të secilit, ata treguan arsyen se përse vendosen ta ndjekin shkollën e futbollit Ilirët, cili është lojtari dhe klubi i tyre i preferuar.

Poashtu, zhvilluam një bisedë të shkurtër edhe me trajnerët e kësaj shkolle, të cilët treguan se si erdhën deri te ideja për të hapur një fushe te tille sportive, dhe se përvec femijeve, ajo  po pëlqehet edhe nga të rinjtë e Anës së Malit.

  • 1

    Radio