Shkolla “Bedri Elezaga”: Prej shtatorit me kushte më të mira mësimi
Prej tvteuta9 August 2016
Në shkollën fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë nga data 20 korrik kanë filluar punimet në rikonstruktimin e plotë të objektit shkollor. Drejtori i kësaj shkolle Alim Jahaj për Televizionin Teuta tha se këto punime do të zgjasin deri me datën 10 dhjetor të këtij viti kalendarik. Duke pasur parasysh gjendjen e deri tanishme të shkolles amë , këto punime janë më së të mirëseardhura. Vendosja e nxemjes qendrore dhe rregullimi i sallës së eduatës fizike janë dy nga arritjet me të rëndesishme në vitet e fundit. Sipas kompanisë Bom Beton e Cetinës të cilët janë duke kryer këto punime, shifra e të hollave arrin vleren e rreth 1 milion eurove. Drejtori Jahaj tha se sipas marrëveshjes me kompaninë në fjalë punimet do te kryhen ne ate menyre qe te mos kete pengesa ne zhvillimin e procesit mesimore. Megjithese punimet do te vazhdojne deri ne dhjetor cdo gjo te jete gati per fillimin e vitit te ri shkollor, I cili fillon me 1 shtator.