Interesante Më shumë

Shkodranët me Luizin /Spektakli thyen rekorde !

Prej tvteuta18:12, 21 Shkurt 2023

Mund të themi me plot bindje që fenomeni i vitit 2022/2023 mban vetëm një emër,’Big Brother Vip’’.
Ka rezultuar të ketë thyer çdo rekord shikueshmërie, kështu e vetë thënë nga organizatorët e këtij reality show, Top Channel.

Momentet kur banorët kanë debatuar, zbavitur, trishtuar janë bërë virale në rrjetet sociale por përveç kësaj, është ndjekur në shifra rekorde edhe 24 orë në kanalet përkatëse.
Për herë të parë një spektakël që nuk njeh moshë, që ndiqet me entuziazëm të madh edhe nga mosha madhore.

Viteve të kaluara është munduar të mbahet e fshehtë së kush më së shumtë adhurohet nga audienca, por këtë vit është më së e vështirë, sepse një Shqiptari e tërë, pëlqen lojën e një aertisti Shkodran,këngëtarit Luiz Ejlli.
Ekipi i Televizionit Teuta vizitoi vendlindjen e tij Shkodren, dhe morri mendimet e qytetarëve për lojën e tij aty brenda.
Të rrallë ishin ata që nuk e shikojnë, dhe lavdërimet ishin të shumta.

Ky spektakël ka dy muaj që ka filluar, dhe në lojë mbesin edhe 30 ditë të tjera për të arritur finalen e madhe.

  • 1

    Radio