Aktuale Më shumë

Shkëmbim zjarri me policinë në Podgoricë. Humb jetën Fadil Kolenoviq

Prej tvteuta16:25, 27 Shtator 2022

Në shkëmbim zjarri të ditës së sotme me policinë ka mbetur i vrarë Fadil Koljenoviq nga Podgorica, njofton Drejtoria e Policisë. Kjo e fundit ishte duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes në të cilën mëngjesin e sotëm u hodhën dy mjete shpërthyese në oborrin e shtëpisë së policit Mervan Eqo në lagjen Konik të Podgoricës, njëra prej të cilave ishte aktivizuar. Të dyshuarit e parë për këtë ngjarje ishin tani i vrari Koljenoviq, dhe në person tjetër me incialet R.A.

“Gjatë procesit të arrestimit në vendbanimin Konik, Kolenoviq ka hapur zjarr në drejtim të policëve, pas së cilës policët kanë përdorur armë zjarri, si pasojë Kolenoviq ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore të Malit të Zi, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thonë nga Drejtoria e Policisë.

Personi tjetër është arrestuar. “Veprimet hetimore në bashkëpunim me prokurorinë kompetente janë duke vazhduar, ndërsa opinioni publik do të njoftohet me kohë për aktivitetet e mëtutjeshme”, ka përfunduar Drejtoria e Policisë. Fadil Koljenoviq u arrestua edhe vitin e kaluar, kur me vëllaun dyshohej se kishte kërcënuar policët.

  • 1

    Radio