Rajoni/Bota Më shumë

“Shkelje Kundër Fëmijëve”

Prej tvteuta13:00, 8 Qershor 2024

Kombet e Bashkuara vendosën të shtojnë Izraelin në listën e shkelëvsve që kanë dështuar të mbrojnë fëmijët vitin e kaluar. Lajmin e pohoi vetë ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan, i cili tha se ishte njoftuar të premten për vendimin që e cilësoi “si të turpshëm”. Ministri i jashtëm i shtetit hebre, Israel Katz paralajmëroi se kjo do të sjellë pasoja të rënda në marrëdhëniet mes Izraelit dhe OKB-së.

Një zëdhënës i presidentit palestinez i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ky vendim shkon një hap më pranë veshjes së shtetit hebre me përgjegjësi për krime të mirëfillta, sic i quajti ai. Me mijëra fëmijë janë vrarë që prej fillimit të operacionit ushtarak të Izraelit kundër Hamasit në Gaza, e mijëra të tjerë kanë nevojë të dëshpëruar për asistencë humanitare.

Lista e përvitshme e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së mbulon vrasjet e fëmijëve në konflikte dhe mohimin e qasjes së tyre ndaj ndihmave, si dhe shënjestrimin e shkollave dhe spitaleve. Ajo do të përfshihet në një raport, i cili i paraqitet Këshillit të Sigurimit javën e ardhshme. Në listë, sipas raporteve, figuron edhe Hamasi vetë dhe lëvizja e dhunshme palestineze Xhihadi Islamik. Aty janë përfshirë edhe grupe të Mianmarit e deri te Rusia, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, më 2022.

  • 1

    Radio