Shkarkohet drejtori i “Parqeve Nacionale”
Prej tvteuta27 October 2022
Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi, Aleksandar Bullatoviq. Ai u shkarkua me propozim të Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit. Bullatoviq, i cili është mësimdhënës i edukimit fizik, është emëruar në pozitën e drejtorit pas shkarkimit të Jelena Kljajeviq në dhjetor të vitit të kaluar. Kryeministri Dritan Abazoviq njoftoi shkarkimin e tij dy ditë më parë, pas ankesave nga sektori joqeveritar se Parqet Nacionale po bllokojnë revitalizimin e Kripores së Ulqinit.