SHF “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë hapi dyert për 78 nxënësit e vet

Prej tvteuta13:07, 12 Shtator 2022

Javën e kaluar Shf “Gjergj Katrioti Skënderbeu” hapi dyert për nxënësit e vet, në krye me drejtorin e ri të kësaj shkolle Sami Dodën.
Televizioni ynë nuk i harron vizitat e veta në Krajë për tu informuar si me gjëndjen e shkollës por edhe me të rejat e fundit atje.
E re këtë herë ishte fakti se këtë shkollë po e drejton një drejtor i ri dhe nuk kishim se si të mos e fillonim bisedën me pikërisht këtë temë, si e ndjen veten ky mësimdhënës në profesionin e një drejtori tashmë, ai tha se ndryshimi nuk është i madh, por përgjegjësia shtohet më shumë akoma.

Krahas kësaj filluam me bisedën e zakonshme mbi përgaditjet e një fillimi të ri shkollor dhe mbi masat që ndërmorrën për mirëpritjen e nxënësve.
Doda u shpreh se kanë të gjitha masat e nevojshme dhe krahas kësaj tha se kanë bërë mirëmbajtjen e këtij institucioni edhe gjatë pushimeve.
Shqetësimi i vetëm që vazhdon dhe mbet ndër vite jo vetem në këtë institucion por në mbarë trevën e që e ceku edhe drejtori është numri i nxënësve që vazhdon dhe bie.

Kushtet e nxënësve siç mësuam janë të përmbushura por çka na interesoj tjetër ishte edhe kapaciteti i mësimdhënësve, e që Doda u shpreh se falë bashkpunimit të mirë me shkollat e trevave përreth arrijnë të mbulojnë mungesën e disa lëndëve.

  • 1

    Radio