Aktuale Më shumë

SH:F. “Bedri Elezaga” në projektin e efiçencës energjetike në shkolla

Prej tvteuta15:56, 9 Korrik 2016

Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar kontrata për punë në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në tetë institucionet arsimore, të vlerës totale të punimeve prej rreth 5,6 milion euro.

Është planifikuar që punimet të fillojnë në mes të korrikut 2016, me afat të përfundimit të punimeve brenda 5 muajve. Një nga institucionet arsimore që janë të mbuluara me këtë fazë të projektit  është edhe shkolla Shkolla fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë,  Ulqin..

Faza e dytë e  këtij projekti realizohet në bazë të marrëveshjes së kredisë dhe kontributit financiar, të cilat janë nënshkruar mes Ministrisë së Financave dhe bankës gjermane KfW, si dhe në bazë të një marrëveshje të veçantë të nënshkruar mes Ministrisë së Ekonomisë dhe KfW Bankës, me vlerë 22,093 milionë euro.

Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.

  • 1

    Radio