SHF “Bedri Elezaga” e përgaditur për fillimin e vitit shkollor, plane për renovime të tjera

Prej tvteuta11:57, 31 Gusht 2022

SHF “Bedri Elezaza”,shkolla e cila mirëpret, fëmijët nga gati gjysma e territorit të Komunës së Ulqinit, është gati edhe këtë vit të hap dyert për këto fëmijë.
Drejtori i shkollës Mustaf Bardhi që për të dytin vit me radhë udhëheq këtë pozitë, tha se kanë bërë renovimet e nevojshme për shkollën në qendër, por disa punime në shkollat e rrethit janë akoma në punë e sipër. Një ndër shkollat që do të renovohet në total  është shkolla në Krythë informoi ai.

Për ndryshim me vitin e kaluar që kjo shkollë zhvilloi mësimin në dy turne, për shkak të parandalimit të përhapjes së infeksionit, këtë vit do të vazhdojnë vetëm me një ndërrim, dhe me urdhër të ministrisë orët do të zgjaten në 45 minuta.
42 fillestarë këtë vit do të mirëpriten duer hapur, me dhurata dhe çertifikata mirseardhjeje, ceremoni e cila u bë edhe vitin e kaluar.
Në llogaritjen e nxënësve në total nga të gjitha shkollat në rrethin e Anës së Malit, numri i përgjithshëm i tyre shkon në 390 fëmijë bën të ditur drejtori.

  • 1

    Radio