Shërbimi elektronik i nevojshëm edhe për komunën e Ulqinit

Prej tvteuta16:23, 11 Nëntor 2016

Komuna e Ulqinit priti në takim delegacionin nga Kosova, gjegjësisht nga komuna e Prishtinës, Lipjanit dhe Fushë Kosovës. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave mes komunave të Kosovës dhe të Ulqinit. Në këtë takim u fol mbi katër tema: Bashkësit lokale dhe kyçja e tyre në qeverisjen lokale; Ofiqarët dhe rrijeti i tyre, e-komuna; barazia gjinore në nivel të punëtorëve të komunës-plani për barazi gjinore dhe bashkëpunimi me OJQ.

Sekretarja e Sekretariatit për administratë dhe  veprimtari shoqërore, Gjina Daboviq takimin e vlerëson të suksesshëm dhe thekson se eksperienca e komunave të lartpërmendura mund të ndihmoj shumë në zhvillimin e komunës së Ulqinit. Drejtori i drejtorisë për administratë pranë komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi thekson se është e rëndësishëm shpalosja e eksperiencave sidomos nga aspekti i digjitalizimit të shërbimeve ku kjo komunë ka ecur një hap më tej. E-kiosku është një shërbim i cili për banorët e Kosovës është një risi, por që është pritur mirë.

Pesë dokumentët e ofiqarisë mund të nxirren përmes bankomatit i cili brenda 30 sekondave kryen shërbimin e kërkuar.. Takimi nga pjestarët e komunave u vlerësuar si mjaft efikas dhe eksperiencat e tilla janë të vlefshme për avancimin e komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio