Shëmbet me dinamit ura e Goricës në Sukubinë
Prej tvteuta18 May 2016
Kryeshefi i policicë komunale Saubih Menmeti deklaroi se ndihet i shqetësuar për ngjarjen që ka ndodhur në Anë të Malit ,pikërisht në fshatin Sukubinë ku me detonacion është prishur ura shumëvjeçare,një monument historik në Sukubinë. “Pas marrjes së lajmit nga kryetari i Bashkësisë Lokale Sukubinë, Dritan Kurti se është rrënuar ura e Goricës, kemi dale menjëherë në terren dhe kemi konstatuar se ka ardhur deri tek prishja totale e urës shumë të vjetër nga koha e mesjetës në fshatin Sukubinë” shprehet Mehmeti duke shtuar se: “Ajo rrugë ka qenë rruga që ka lidhur Shkodrën me Ulqinin shekuj më parë,pra një periudhë të gjatë kohore.Ekzistojnë gjurmët e trasës eksistuese të asaj rruge që lidhte dy vendet. Kush do që e ka bërë këtë akt është tepër shqetësuese, është jokompentet, sepse ne nuk kemi të dhëna se është prishur me lejen e personave kompentent lokal Kjo na ka shtyrë që të marrim masat e para fillestare për të konstatuar si ka ardhur deri tek prishja,I kemi të gjitha foto dëshmitë ,dhe do të kërkojmë me këmgulje tek organet kompetente të zbardhet rasti dhe personat që e kanë kryer këtë vepër” deklaroi për televizionin Teuta, kryeshefi i Policisë komunale Saubih Mehmeti. Ai shtoi se “akoma nuk kemi të dhëna të sakta ,por posedojmë informacione nga burimet e qytetarëve, kemi verzionet të ndryshme ,por mbetetet të flasin organet që merren me këto çështje. Për këtë rast I kemi njohtuar edhe organet kompetente më të larta qeveritare. Më shqetëson fakti se cila është logjika që I ka shtyrë ta bëjnë atë vepër,ky është një rast I shëmtuar ,dhe nuk kam koment ,përfundon Mehmeti