Shefi i policisë së Tivarit kërkon lirimin nga detyra
Prej tvteuta16:08, 14 Shtator 2016
Shefi i policisë së Tivarit Millosh Radulloviq, ka kërkuar nga kreu u Drejtorisë së policisë Sllavko Stojanoviq, që ta lirojë nga detyra e tij. Mësohet se kërkesa e Radulloviq ka ardhur pas bisedës telefonike me Stojanoviq, kurse si pasojë cilësohen vrasjet e shumta me prapaskena mafioze që kanë ndodhur kohët e fundit në këtë qytet, në parandalimin apo zbardhjen e të cilave policia nuk ka treguar sukses.
Radulloviq në këtë funksion ndodhej që prej më shumë se 4 vitesh.