Aktuale Më shumë

SHBA: Rusia ka financuar parti politike edhe në Mal të Zi

Prej tvteuta10:23, 14 Shtator 2022

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Koalicioni malazez Fronti Demokratik, i cili aktualisht po negocion formimin e një qeverie të re të Malit të Zi, dhe Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, morën shuma sekrete parash nga Federata Ruse si pjesë e përpjekjeve të Moskës për të fituar ndikim jashtë vendit, sipas një burimi nga administrata amerikane.

Burimi nga administrata, megjithatë, nuk bëri të ditur shumat e sakta të ndara për Dodikun dhe Frontin Demokratik.

Zyrtari amerikan Mother Jones tha për median se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatë dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike.

“Ajo që është më tronditëse për këtë studim është se shohim praninë e financimit të fshehtë rus në mbarë botën… Po i paralajmërojmë këto parti të huaja dhe kandidatë se nëse pranojnë fshehurazi paratë e Rusisë. Ne kemi mundësinë t’i ekspozojmë, dhe do t’i ekspozojmë”, shtoi ai.

 

  • 1

    Radio