Rajoni/Bota Më shumë

SHBA, ndihma ushtarake për Ballkanin! Përfitojnë edhe Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova

Prej tvteuta15:09, 9 Shtator 2022

Shtetet e Bashkuara njoftuan një ditë më parë një paketë të re ndihme prej 2 miliard dollarësh për Ukrainën, por duket se nga bujaria e Washingtonit do të përfitojnë edhe disa shtete të Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga sa shpjegoi një zyrtar i Departmantit amerikan të Shtetit, përafërisht 1 miliard dollarë do të ndahen për Ukrainën, pjesa tjetër shkon për disa shtete përfshirë Kosovën e Shqipërinë. Synimi i kësaj pakete ndihme është që ajo të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të sigurisë, përmirësimin e partneritetit me aleancën ushtarake të NATO-s dhe forcimin e kapaciteteve për “t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe agresionit”, sqaroi zyrtari i DASH.

Ndihma amerikane vjen në formë të granteve dhe kredive që do të lejojë shtetet të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në SHBA. Shefi i diplomacisë amerikane Anthony Blinken e njoftoi ndihmën në fjalë gjatë vizitës së tij surprizë në Kiev një ditë më parë. Kjo ishte ndalesa e dytë e Blinkenit në kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

  • 1

    Radio