Aktuale Më shumë

SHBA: Mali i Zi në NATO do të promovonte stabilitet

Prej tvteuta09:47, 21 Qershor 2016

Mbi 30 ish-zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqës ushtarakë i kanë bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit që të miratojnë zyrtarisht pranimin e Malit të Zi në NATO në vitin 2017, duke thënë se anëtarësimi i tij do të promovojë “stabilitet dhe siguri në Evropën juglindore”.

Nënshkruesit e letrës së hapur, të bërë publike të hënën, përfshijnë ish-sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe dy ish-komandantë supremë të NATO-s për Evropën, Philip Breedlove dhe James Stavridis.

Ata kanë thënë se Mali i Zi “ka ndërtuar ushtri të vogël, por të aftë dhe ka reformuar shërbimet e sigurisë në përputhje me standardet e NATO-s”.Ata po ashtu kanë thënë se anëtarësimi i Malit të Zi “do të refuzonte qartë idenë se ndonjë palë e tretë ka veto de facto ndaj zgjerimit të NATO-s” – një referencë kjo e dukshme për Rusinë, e cila kundërshton fuqishëm synimin e Podgoricës për anëtarësim në aleancën ushtarake.Mali i Zi, muajin e kaluar, ka nënshkruar protokollin për anëtarësim në NATO.

Ky vend do të marrë pjesë në takimet e NATO-s me status vëzhguesi derisa të gjitha vendet anëtare të aleancës të ratifikojnë protokollin.

  • 1

    Radio