SHBA janë për forcim të bashkëpunimit me Malin e Zi

Prej tvteuta10:17, 6 Shkurt 2016

Nënkryetari i Kuvendit Sulo Mustafiq, me ftesën e anëtarëve të Kongresit të SHBA në Uashington merr pjesë në mëngjesin e 64-të nacional të lutjeve, mirëpritës i të cilit dhe  folës kryesor ishte presidenti amerikanë Barak Obama.

Gjatë manifestimit i cili tubon përfaqësuesit e mbi 160 shteteve nga e tërë bota, Mustafiq është takuar me përfaqësuesit e parlamenteve të shumë shteteve – të Austrisë, Gjermanisë, Serbisë, BH, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Siç është kumtuar nga Kuvendi, Mustafiq ka biseduar edhe me kongresistin Robert Aderholld i cili është njëri ndër organizatorët kryesor të  lutjeve të mëngjesit.

Gjatë këtyre bisedimeve është treguar raport pozitiv ndaj shkallës së arritur të Malit të Zi në integrimet euro atlantike dhe përkrahja e plotë për reformat e mëtejme, demokratizimin dhe dialogun në Mal të Zi, thuhet në kumtesë.

  • 1

    Radio