SHBA dënon sulmin ndaj Mustafës
Prej tvteuta23 September 2015
Veprimet e deputetëve të opozitës në Kuvend i ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Nëpërmjet një reagimi në Twitter, ai ka kërkuar nga partitë opozitare, që të respektojnë procedurat demokratike.Edhe qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësim, që kryeministri Isa Mustafa nuk u lejua të raportojë para deputetëve, por sipas komunikatës së qeverisë, u bë e ditur se Mustafa është i gatshëm, që të raportojë sërish për marrëveshjet e nënshkruara kur të krijohen kushtet në Kuvend.