Shaboviq: Në zgjedhje si koalicion i gjërë ose vetëm
Prej tvteuta10 August 2016

Partia Socialdemokrate (SDP) në zgjedhjet parlamentare duhet të jetë pjesë e koalicionit të gjerë që mund të zëvendësojë Partinë Demokratike të Socialistëve në pushtete, dhe nëse një aleancë e tillë nuk arrihet, atëherë  në zgjedhje duhet të shkojmë vetëm, ka deklaruar zyrtar i kësaj partie, Xhavit Shaboviq. Ai vuri në dukje se vendimi mbi atë se si do të dilet në zgjedhje duhet të merret sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh fillimin e fushatës zgjedhore. Shaboviq tha se Partia Socialdemokrate poashtu duhet të vendosë se çfarë do të ndodhë me pjesëmarrjen në qeverinë e besimit zgjedhor, në të cilën hyri disa muaj më parë me Demos dhe Lëvizjen qytetare URA.