Aktuale Më shumë

Sh.F.”Marko Nuculloviq” merr përsëri titullin Eko-Shkollë

Prej tvteuta15:35, 9 Dhjetor 2022

Shkolla fillore “Marko Nuculloviq”,u ofron nxënësve të saj njohuritë e nevojshme për nevojën e mbrojtjes së mjedisit, kjo e dëshmon edhe titulli që kjo shkollë ka fituar si Eko-Shkollë.

Fushat me të cilat trajtohen eko-shkollat ​​përfshijnë rritjen e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike, ruajtjen e florës dhe faunës, përdorimin efikas të energjisë, ndikimin e mbetjeve, rëndësinë e riciklimit etj.
Drejtori i shkollës Dul Asllani tha se nuk ishte e lehtë, por inkuadrimi i nxënësve gjatë orëve të rregullta, përmes detyrave të shumta krijuese dhe projekteve mundësoi këtë titull.

Një diçka që na ra në sy ishin edhe disa punime, ku drejtori tha se është një investim i vogël por me vend e që ai  është parkingu përpara shkollës.

  • 1

    Radio