Sh.F. “Bedri Elezaga: Shtyhet fillimi i vitit shkollor
Prej tvteuta25 August 2016

Në shtatë institucionet arsimore në Mal të Zi do shtyhet fillimi i vitit shkollor për shkak të përfundimit të punimeve të realizuara në fazën e tretë të programit të efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike. Në mesin e shkollave që përfshihet në këtë program është edhe Shkolla fillore ”Bedri Elezaga” në Katërkollë. Sipas njoftimit nga Ministria e arsimit të Malit të Zi mësohet se fillimi i vitit shkollor 2016/17 në këtë shkollë do të jetë me 12 shtator. Shkolla është e obliguar që të sjellë planin e zevendësimit të orëve të humbura gjatë periudhes kur nuk është zhvilluar procesi edukativo-arsimor.