Sh.B Rumia: Të dielen aktiviteti i rradhës
Prej tvteuta12 March 2016
Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” të dielen organizon aktivitetin e rradhës. Vendtakimi do të jetë tek hyrja sipërme e Kalasë në orën 10.00, prej ku do të vazhdohet drejt Limanit – Bashbylyk (nëpër ullishtë) – Kroni i Begut – Cinar dhe kthimi përsëri në Lima. Pjesmarrësit në këtë aktivitet duhet të pajisen me veshje të përshtatëshme dhe ushqime, njoftohet nga kjo shoqatë.