SH.B Rumia organizon aktivitetin e ri: “Rrugës së të mbijetuarve të masakrës së Tivarit”
Prej tvteuta10:13, 31 Mars 2016
Më datë 03 prill 2016, SHB “Rumia”, organizon aktivitetin e radhës përgjatë shtegut të vetëm të kalueshëm nga Tivari në Krajë të emertuar si ”Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit!” Nisja do të bëhet në orën 09:00 nga Tivari i vjetër (Kalaja), kah Shpella e Kuqe, Baltna, Kroni i Shkallës deri në fashtin Brisk.
Nga kjo shoqatë sygjerojnë që të interesuarit të pajisen me veshmbathje të përshtatshme si dhe ushqim dhe lëngje. Poashtu do të ketë edhe transport të organizuar, kurse rezervimi duhet të bëhet deri të shtunën në ora 12.00 Personat kontaktues për rezervim janë Muhamet Kollari dhe Rasim Gjenashi.