SFIDAT E GAZETARISË NË BALLKAN
Prej tvteuta15 July 2015
Autoritetet në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të krijuar një mjedis të sigurtë për veprimtarinë e mediave. Gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në aftësinë e tyre për të zhvilluar një gazetari kritikuese dhe të pavarur, pjesë thelbësore kjo e një shoqërie demokratike. Kështu thuhet në një raport të lëshuar sot nga organizata Human Rights Watch.