Sezoni turistik i suksesshëm. Mysafirë 18.6% më shumë se vitin e kaluar
Prej tvteuta31 August 2023
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Barjaktari dhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardijan Mavriq, mbajtën sot një takim pune me përfaqësuesit e mediave. Në takim ata shpalosen arritjet gjatë[ këtij viti, ,me theks në sezonin turistik që po shkon drejt fundit. Bajraktari tha se deri tani mund të thuhet se sezonit turistik ka qenë shumë i mirë, çka e tregojnë edhe shifrat, me rreth 18% më shumë mysafirë se vitin e kaluar. Sa i përket strukturës së mysafirëve, sipas të dhënave zyrtare të këtij viti, rajoni është tregu kryesor – Kosova 31 për qind, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina 15 për qind secila, Maqedonia e Veriut katër për qind dhe Shqipëria dy për qind, njoftoi Barjaktari. Kryetari i KK ArdijanMavriq theksoi se zhurma, prishja e rregullit komunal dhe në radhë të parë mungesa e një numri adekuat të hapësirave për parkim janë theksuar si disavantazhet kryesore të sezonit në Ulqin. Pastërtia tha ai ishte më në nivel se vitin e kaluar, por ende ka hapsirë për përmirësim. Bajraktari vlerësoi edhe bashkëpunimin e mirë me institucionet qendrore, gjegjësisht inspeksionet, pasi ankesa tha ai për sjelljen e tyre nuk ka pasur asnjë .