SEZON I SUKSESSHËM TURISTIK
Prej tvteuta2 September 2015
Drejtori i shitjes i Ndërmarrjes hotelerie-turistike “Riviera e Ulqinit”, Isat Dragovoja ka deklaruar se ky sezon është për 15% më e mirë se sa ai i vitit të kaluar. “Edhe pse data shënon 1 shtator kapacitetet e objekteve tona janë, pothuajse, të mbushura”,- thënë Dragovoja duke premtuar se kështu llogarisim të jetë deri në mesin e shtatorit. Turistët më të shumtë që kanë pushuar sivjet në objektet tona janë nga Çekia, Gjermania, Bosnja, Kosova, Serbia etj. Dragovoja thotë se nga data 20 gusht çmimet janë më të ulëta, duke ju përshtatur periudhës pas sezonale. Sipas fjalëve të tij,objektet e Rivierës do të jenë të hapura deri më 20 tetor.