Sërish reshje të dendura shiu në Shqipëri, rrezik nga përmbytjet

Prej tvteuta10:07, 9 Nëntor 2016

Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar në ditën e dytë. Puthuajse në të gjithë Shqipërinë  gjatë gjithë natës reshjet nuk kanë pushuar, duke sjellë edhe përmbytje.Në qytetin e Tiranës rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa vështirësi ka pasur edhe në qarkullimin e mjeteve, duke sjellë edhe kaos në trafik.Reshjet e shiut kanë nisur që prej mëngjesit të djeshëm.

Nga përmbytjet tre persona humbën jetën, ndërsa qindra hektarë tokë janë përmbytur.Me urdhër të ministrisë së Arsimit, mësimi në shkolla është pezulluar deri në një urdhër të dytë. Ndërsa në të gjitha qarqet e vendit janë mbledhur shtabet e emergjencave.

  • 1

    Radio