Sporti Më shumë

Sërbia vjen për futboll, jo për luftë

Prej tvteuta10:24, 6 Tetor 2015

Kjo është padyshim java më e rëndësishme e historisë së futbollit shqiptar, ku për herë të parë përfaqësuesja ka mundësinë e kualifikimit për në Europian, fati i së cilit vendoset në përballjen me Serbinë ditën e enjte dhe me Armeninë në transfertë ditën e diel.Masat ekstreme të sigurisë për ndeshjen e 8 tetorit kanë larguar fatkeqësisht vëmendjen nga ky kufi historik i futbollit shqiptar. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur “Se Të gjithë bashkë kemi kritikuar ekstremisht atë që ndodhi në Beograd. Nëse mendojmë që fusha e futbollit është një fushë hakmarrjeje, gabojmë rëndë, mohojmë veten tonë dhe gjithë kritikat që kemi bërë. Nuk mund të përdoret futbollit për asnjëlloj qëllimi tjetër. Është një ekip kombëtar dhe futbollistët e të gjitha kombëtareve janë misionarë paqeje dhe ne duhet t’i presim si të tillë”, deklaron Duka. Presidenti i federatës serbe, në një deklaratë për mediat vendase ka theksuar faktin se në Shqipëri janë të përgatitur për gjithçka dhe nga ana tjetër uronte që Shqipëria të mos kualifikohet.

  • 1

    Radio