Rajoni/Bota Më shumë

SERBIA VARFËRON SHQIPTARËT

Prej tvteuta24 March 2015

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë viteve 2013 dhe 2014 u ka pasivizuar 256 qytetarëve shqiptarë vendbanimet e tyre, pavarësisht faktit se ata vazhdojnë të kenë pasuritë dhe familjet e tyre në Komunën e Preshevës. Këto të dhëna, të publikuara nga vetë kjo ministri, kanë shqetësuar Këshillin për të Drejtat e Njeriut të Luginës, shoqërinë civile dhe institucionet shqiptare të kësaj zone.