Rajoni/Bota Më shumë

Serbia, mirënjohëse Kinës për mosnjohjen e Kosovës

Prej tvteuta10:20, 13 Qershor 2016

Serbia e vlerëson lart mbështetjen e palëkundur të Kinës për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” kryetarja e Parlamentit serb, Maja Gojkoviç, përpara vizitës zyrtare të Presidentit kinez, Xi Jinping. “Shpresoj që kjo vizitë të jetë e suksesshme dhe plot me zhvillime. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kinës kanë ardhur duke u zhvilluar pozitivisht. Kina është për ne një mik shumë i sinqertë. Asnjëherë nuk ka hedhur ndonjë votë e nuk ka marrë ndonjë vendim, që të dëmtonte interesat e Serbisë. Kina nuk e ka pranuar kurrë pavarësinë njëanshmërisht të shpallur të Kosovës. Përkrahjen e saj ne e vlerësojmë shumë”, tha Maja Gojkoviç, kryetare e Parlamentit serb.

  • 1

    Radio