Rajoni/Bota Më shumë

Serbia duhet ta njohë Kosovën

Prej tvteuta10:24, 10 Maj 2016

Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian në momentin kur rekomandimi për liberalizimin e vizave do të shkojë atje.Kështu ka thënë nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.Ajo i ka bërë thirrje edhe klasës politike kosovare që të investojë në një përpjekje të përbashkët me shoqërinë civile dhe kosovarët e shquar që t’i bindin hezituesit nga 28 ministrat e Brendshëm të Këshillit të Evropës. Lunacek ka shtuar se shpreson që së shpejti Kosova do të jetë pjesë e të gjitha organeve të OKB-së. Raportuesja për Kosovën në BE ka folur edhe për zgjedhjet serbe në Kosovë dhe sjelljen e pahijshme të disa zyrtarëve serbë.Ajo ka ripërsëritur se Serbia nuk ka të ardhme në BE pa njohjen e Kosovës. Lunacek ka folur edhe për shumë çështje të tjera, ndërsa ka përfunduar duke thënë se shpreson që në 10 vite edhe Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

  • 1

    Radio