Sporti Më shumë

Serbët: Kemi ardhur për futboll

Prej tvteuta13:03, 8 Tetor 2015

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i përfaqësueses  serbe Çurçiç dhe kapiteni Ivanoviç, janë munduar dukshëm për të evituar çdo koment rreth situatës dhe atmosferës që e rrethon këtë përballje, duke u përqendruar vetëm tek aspekti sportiv. “Do mundohemi që të mos mendojmë për asgjë tjetër, por vetëm për futboll. Ka qenë shumë e thjeshtë për mua të motivojë lojtarët për këtë ndeshje, madje më e thjeshtë se në ndeshjen me Armeninë që luajtëm pa tifozë. Megjithatë kemi shumë respekt për Shqipërinë, pasi nuk është rastësisht aty ku është. Sa i përket formacionit, gjithçka e kam vendosur dhe nuk kam asnjë dilemë”, u shpreh trajneri i përfaqësueses serbe. Edhe kapiteni i përfaqësueses serbe, Ivanoviç ka theksuar faktin se janë këtu vetëm për të luajtur futboll dhe për të treguar se janë më superior se përfaqësuesja shqiptare, në fushën e lojës.

  • 1

    Radio