Sëmundja gungore të lopët: Fillojnë masat parandaluese
Prej tvteuta13:11, 3 Gusht 2016
Përfaqësuesit e Drejtorisë për sigurinë e ushqimit, veterinës dhe punët fitosanitare pranë Ministrisë së bujqësisë, u takuan në Ulqin me zyrtarët e Komunave bregdetare dhe veterinerët e qytetit, me të cilët u bisedua në lidhje me problemin e sëmundjes gungore të lëkurës e cila ka goditur lopët në komunat veriore të vendit.
Ushtruesje e detyrës së drejtoreshës në këtë institucion Vesna Dakoviq, tha për televizionin Teuta se në kryesisht u bisedua për metodat preventive ndaj kësaj sëmundjeje, njëra ndër të cilat është edhe vaksinimi në kohë i lopëve.
Këshilltari për bujqësi në Komunën e Ulqinit Gani Rexha, tha se edhe pse në Ulqin deri tani nuk janë regjistruar raste të kësaj sëmundjeje, marrja e masave preventive është esenciale për parandalimin e saj, në mënyrë që të mos ketë dëme në fondin e bagëtive.