Sëmundja e diabetit në rritje
Prej tvteuta14 November 2016

Në Mal të  Zi çdo i 8-ti banor  vuan nga sëmundja e diabetit ,ndërsa në luftën kundër kësaj sëmundjeje më i rëndësishëm është veprimi  dhe masat  parandaluese, kanë kumtuar me rastin e Ditës Botërore kundër diabetit. Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Podgoricës Nebojsha Kavariq, theksoi se baza e çdo sistemi të zhvilluar shëndetësor është programi i  projektuar mirë  i cili aplikohet në kontinuitet dhe që është vazhdimisht duke u zbatuar dhe përmirësuar Kavariq  poashtu tha se Mali i Zi përshtatet në mesataren evropiane, sipas shpeshtësisë së sëmundjeve nga diabeti, dhe shpjegoi se kjo do të thotë se prej 5 deri në 10 përqind të popullsisë ka diabet, apo ndonjë formë të çrregullimit  të sheqerit.