Aktuale Më shumë

Seminari “Të rritemi me vallëzim” edhe në Ulqin

Prej tvteuta15:12, 15 Shkurt 2016

“Të rritemi me vallëzim” është seminar ndërkombëtar i cili është i mbështetur nga Ministria e arsimit dhe Enti për shkollim i Malit të Zi. Mbartësi i programit është shoqata e vallëzimit për femije Sava prej Beogradit dhe perfaqesuesi i saj Radomir Krsmanoviq ishte prezent në kopshtin Arushi Pu ku edhe u mbajt ky seminar.

Arushi Pu është kopshti i parëë privat i licencuar ne Ulqin dhe drejtoresha Lindita Lika është shume e lumtur qe ky seminar mbahet për hërë të parë në qytetin tonë dhe që cerdhja saj është nikoqir.

Ky seminar përvec që mbahet në Mal të Zi, gjithashtu realizohet ëdhë në Kosovë, Serbi, Bosnje. Këtu janë të përfshira të gjitha institucionet publike parashkollore dhe 6 kopshte private në Mal të Zi.

Të rritemi me vallëzim është seminar i cili do të realizohet me datë 1 qershor në ditën ndërkombetare të fëmijeve dhe të gjithë femijet e këtyre shteteve në të njëjtën kohë në orën 18 do të vallëzojnë me edukatoret e veta në qendër të qytetit të vet. Këtë vit planifikohet të marrin pjesë 17.500 fëmije.

  • 1

    Radio