Sociale Më shumë

Seminari NTC dhe në Ulqin

Prej tvteuta16:27, 28 Nëntor 2016

Kopshti i fëmive “Arushi Pu” në biblotekën e qytetit organizoj projektin NTC i cili mbahet për herë të parë në Ulqin. Sistemi i mësimit NTC është një program i specializuar i trajnimit për prindërit, edukatorët dhe mësuesit, të cilët me njohuritë dhe aftësitë e fituara mund të kontribojnë në aktivitetet e përditshme në punën me fëmijët. Edukimi  i mësuesve, arsimtarëve dhe prindërve realizohet me anë të seminareve, ligjëratave dhe punëtorive, kështu deklaron pronarja e kopshtit Lindita Lika, e cila së bashku me edukatoret e kopshtit të vet e kanë kaluar këtë trajnim dhe e implementojnë në çerdhen “Arushi Pu”.

Ligjerues në këtë seminar ishte neurologu Ranko Rajoviq nga Serbia i cili tha që qëllimi i këtij seminari është që ti mësojnë prindërit që me gabimet e veta mos të dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve. Ai gjithashtu këshilloj të gjithë prindërit që ti lejojnë vogëlushët të jenë aktiv, të lëvizëshëm, mos ti kufizojnë  sepse në atë mënyrë mund të zhvillohen dhe më tepër.

  • 1

    Radio