Sekuliq: Vendi ka furnizim të mjaftueshëm me produkte ushqimore dhe sanitare. Nuk ka nevojë për panik

Prej tvteuta10:34, 12 Mars 2020

Ministrja e ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq, ka siguruar se kompanitë tregtare në vend janë të furnizuara mirë dhe se qytetarët nuk kanë nevojë të furnizohen me produkte ushqimore dhe sanitare. Sipas saj, edhe nëse në vend nuk hyn asnjë maune me mall, Mali i Zi ka mjaft rezerva për një periudhë disa mujore. Ditën e djeshme në dyqanet e vendit u vërejt një fluks i madh i njerëzve që tregtonin produktet më të nevojshme, pasi friksohen nga mbyllja e tyre, por zyrtarët sigurojnë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

  • 1

    Radio