Aktuale Më shumë

Sekuestrohen cigare në vlerë 3 milionë euro. Abazoviq: Kjo është luftë në mes të mirës dhe të keqes

Prej tvteuta14:28, 7 Shtator 2022

Në Portin e Tivarit dje pasdite u sekuestruan një sasi e madhe e cigareve të kontrabanduara, u njoftua nga Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave. Sot në vendgjarje shkoi edhe kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, i cili e uroi këtë organ për një tjetër konfiskim të suksesshëm të cigareve, vlera e të cilave është rreth tre milionë euro.

Ai tha se nuk do të tërhiqen asnjë milimetër dhe se kjo që po ndodh është një garë në mes të mirës dhe të keqes. Abazoviq shtoi se pas deklaratës së tij para Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT), ka filluar të marrë informacione nga personat që tashmë ndjehen të lirë të flasin. Drejtori i Drejtorisë së të hyrave dhe doganave, Rade Millosheviq, tha se cigaret janë konfiskuar në aksionin “Tranzit”, i cili ka filluar pak më shumë se para një muaji.

Ai sqaroi se tranziti i produkteve të duhanit është i lejuar përmes Malit të Zi, por se ai po keqpërdoret. Millosheviqi pretendon se po bëhet një luftë hibride kundër qeverisë, veçanërisht atyre  që punojnë për të shtypur krimin e organizuar. Pronari i cigareve është kompania Atland shped, tha Millosheviq, por mediat raportojnë se ajo është vetëm komania që kryen shpeditimin, ndërsa pronare është kmpania “Kozd”e cila  përfaqësohet nga “Montenegro shipping company” nga Tivari.

  • 1

    Radio