Aktuale Më shumë

Sekuestrohen 19 automjete luksoze, 11 të arrestuar

Prej tvteuta10:10, 8 Prill 2016

Bujar Hysa, një person që njihej në Shkodër si tregtar makinash është arrestuar, teksa është provuar implikimi i tij në një grup kriminal që trafikonte mjete motorike.

Hysa, si kreu i këtij grupi kishte ngritur një “zinxhir kriminal” ku persona të ndryshëm vidhnin për llogari të tij automjete luksoze në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe në vendet e Ballkanit, dhe më pas ia shisnin ato Hysës. Ky i fundit në bashkëpunim dhe me një shtetas nga Mali i Zi,kishin ngritur në prapavijë dhe një industri të plotë falsifikimi, duke filluar nga falsifikimet me numrat e shashisë për mjetet luksoze të vjedhura, dokumentat e tyre e shumë, veprime të ndryshme.

E gjithë procedura kryhej në servise të ndryshëm, kuptohet kundrejt një pagese financiare, ku numrat e shasive të makinave të ligjshme dhe të përdorura në vendet e Bashkimit Europian, injektoheshin duke u vendosur në numrat e shasive të makinave të vjedhura.Më pas Bujar Hysa, tashmë i arrestuar dhe me 15 persona të tjerë, arrinte t’i fuste këto automjete nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, duke përdorur si ndihmë disa punonjës të policisë pranë kësaj pike doganore.

  • 1

    Radio