Seanca solemne e Kuvendit Komunal me rastin e Ditës së Ulqinit

Prej tvteuta16:37, 2 Prill 2016

Në sallën e Qendrës për Kulturë u mbajt seanca solemne e Kuvendit Komunal me rastin e Ditës së Ulqinit. Seancën e hapi kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq, i cili falenderoi të pranishmit që nderuan me pjesmarrjen e tyre, presidentin Vujanoviq, deputetët nga Ulqini në parlamentin e Malit të Zi, këshilltarët, përfaqsuesit e korit diplomatik, e mjaft zyrtarë të tjerë të komunave nga vendi dhe rajoni.

Më pas fjalën e mori kryetari i Komunës Nazif Cungu, i cili shprehu bindjen se ditët më të vështira për Ulqinin tashmë kanë kaluar, dhe se në të ardhmen me punë dhe profesionalitet Ulqini do të rradhitet përkrah qyteteve më të zhvilluar në rajonin e Adriatikut.

Në fund u mbajt një koncert i këngëtarëve Zorana Latkoviq dhe Gjylie Pelingu, si dhe pjesë instrumentale nga kompozitorët shqiptarë dhe malazez të inerpretuara me mjeshtëri nga orkestra e përbërë prej talentave të rinj nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

 

  • 1

    Radio