Seanca e Kuvendit Komunal: Miratohet rendi, votimi shtyhet për të premten

Prej tvteuta17:27, 18 Korrik 2016

Më seancën e sotme të  Kuvendit Komunal këshilltarët diskutuan për një sërë pikasht të rendit të ditës, ku me rëndësi të veçantë ishin ato në lidhje me ndryshimin e vjeljes së taksës turistike , vendimin për objektet e përkohëshme dhe ndryshimi i Komisionit zgjedhor, në të cilin sipas propozimit duhet të marrin pjesë edhe antarët e opozitës.

Në fillim të seancës klubi i këshilltarëve të Forcës propozoi që në rend të ditës të vendoset edhe propozimi për shpalljen e ambasadores së Gjermanisë Gudrun Shtajnaker si qytetare nderi e Ulqinit.

Ky propozim fillimisht erdhi nga Partia Socialdemokrate dhe pritet që të ketë edhe përkrahjen e partive të tjera. Seanca e sotme u ndërpre dhe vazhdimi i saj lajmërohet për ditën e premte, kur edhe pritet hedhja në votim e pikave të rendit të ditës.

  • 1

    Radio